Janë të domosdoshme hapa të menjëhershëm diplomatik për ndërprerjen e fluksit të migrantëve. Këtë e konstatuan në një bisedë telefonike kryeministri Bojko Borisov dhe homologu i tij grek Kiriakos Micotakis. Sipas zotit Borisov duhet një zgjidhje afatgjate të problemit me migrantët, krizën humanitare dhe luftën në Siri. Para takimit të tij më 2 mars me presidentin turk Rexhep Erdogan në Ankara, kryeministri Borisov bisedoi në telefon edhe me kancelarët e Gjermanisë dhe Austrisë – zonjën Angela Merkel dhe zotin Sebastian Kurz si dhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Gertrud von der Leyen. Zoti Borisov nguli këmbë që Turqia të marrë ndihmë nga BE në përballimin e krizës me migrantët. Presidenti francez Emmanuel Macron në Twitter shprehu solidaritet dhe përkrahje të fortë për Greqinë dhe Bullgarinë në krizën në kufijtë e të dy shteteve me Turqinë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..