Deri më 19 prill dhe festimin e Ngjalljes së Krishtit, të krishterët nuk do të hanë ushqime me origjinë shtazore. Përmes këseaj sakrifice trupore kërkohet një përulësi shpirtërore dhe një afrim me natyrën hyjnore.
Kreshmët e Mëdha janë kohë për lutje dhe përkulje. Agjërimi i rrept nuk rekomandohet për të sëmurët, për fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë me barë dhe nënat të cilat japin gji. Por privimi duhet të jetë i plotë, jo vetëm nga ana e ushqimit, por dhe nga ana e mendimeve, veprave dhe fjalëve të këqija.
Sepse Krishti e ka mësuar popullin se “Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun”.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..