Nëpërmjet fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve në regjion mund të zgjidhet edhe problemi i krizës së migrantëve. Këtë e deklaroi në Sofje Kryeministri Bojko Borisov pasi u takua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel. Ursula von der Leyen vuri në dukje se të tre kanë zhvilluar bisedime intensive për zgjidhjen strategjiketë problemeve të migracionit dhe për punën me Turqinë. Michel falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Bullgarisë dhe BE-së dhe shtoi se Bullgaria mund të shpresojë tek BE-ja. Pas takimit Borisov zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën shqyrtoi informacionin aktual për presionin e migracionit në regjion dhe masat e sigurisë. Merkel theksoi rolin stabilizues të Bullgarisë në Ballkan.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..