Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja midis suksesit dhe mossuksesit në përpjekjet për rregullimin e presionit të migrantëve ndaj BE-së

Foto: BTA

Këto ditët e fundit qeveria bullgare dhe personalisht Kryeministri Bojko Borisov ishin shumë aktivë në përpjekjet për zgjidhjen e problemit të ri të refugjatëve mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë. Aktiviteti i fundit në këtë drejtim ishte fluturimi me helikopter mbi kufirin me Turqinë që u realizua nga Kryeministri Borisov bashkë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel në ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 mars. Pas takimit mes të treve i cili u zhvillua pas kësaj në Sofje Bojko Borisov deklaroi se përpjekjet për fqinjësi të mirë dhe zgjidhje paqësore të konflikteve në regjion po vazhdojnë, ndërsa nga kjo nënkuptohet se ka përparim, por ai ende është i pjesshëm.

Tani për tani situata është kontradiktore. Pas dy takimesh të Kryeministrit bullgar me Presidentin turk Recep Erdoğan që nga dita e premte e këtej, mund të themi se presion refugjatësh nga Turqia drejt Bullgarisë de facto nuk ka, por ka një presion të tillë nga Turqia drejt Greqisë dhe ky presion është dramatik. Edhe pas takimit të dytë të Borisovit me Presidentin turk ideja e Kryeministrit bullgar për zhvillimin e një takimi mes BE-së dhe Turqisë nuk u pranua.

Por pavarësisht nga kjo Ursula von der Leyen deklaroi se përvoja e madhe e Bullgarisë në regjion është me rëndësi strategjike. Kjo na jep arsye për të menduar se BE-ja do të vazhdojë të shpresojë tek kjo përvojë, madje vetëm për shkak të faktit se me ndihmën e saj Sofja bashkëpunon për mirëmbajtjen e dialogut dhe për rritjen e numrit të pjesëmarrësve në të. Si ripohim i këtyre fjalëve do të rikujtojmë se gjatë javës së fundit Borisov shqyrtoi temën jo vetëm me liderët e BE-së dhe me Presidentin e Turqisë, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković dhe me Kryeministrin e Greqisë Kiriakos Mitsotakis.

Gjatë takimeve Kryeministri Borisov vuri në dukje se vepron si palë e interesuar dhe jo si ndërmjetës. Ai e bëri këtë që të tregojë se është i qartë me mundësitë e kufizuara të Bullgarisë për të ndikuar mbi një problem kaq të madh siç është ai i refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së, problem ky i cili përsëri është aktual për shkak të konfliktit në Siridhe ndaj të cilit shfaqin interes edhe NATO-ja, edhe Rusia. Në momentin e tanishëm një ndikim më të konsiderueshëm mbi situatë mund të presim nga takimi i pritur midis presidentëve të Turqisë dhe të Rusisë - Recep Erdoğan dhe Vladimir Putin.

Pas takimit të tij të dytë me Recep Erdoğanin Bojko Borisov përshëndeti dëshirën e Turqisë për të kërkuar zgjidhje bashkë me Rusinë përmes takimit direkt mes presidentëve të të dyja vendeve. Duke e përshëndetur Ankaranë se e respekton marrëveshjen e saj me BE-në sa i përket kufirit bullgar, Borisovi vuri në dukje se megjithatë “puna është e kryer përgjysmë”. Sipas disa vëzhguesve ai e ka thënë këtë duke pasur parasysh përvojën e vet për të organizuar një takim me Recep Erdoğanin dhe Kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis në Sofje, takim ky nga i cili vetë ai ka hequr dorë më vonë. Gjithsesi, mbetet pyetja a ka mundësi që në një etapë më të vonshme ai ta bëjë përsëri këtë ftesë?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD