36 bashki bullgare të cilat nuk u përfshin në iniciativën për internet falas pa kabllo në vendet publike, mund të paraqesin dokumentet e domosdoshme në një konkurs të ri nga data 17 mars. Bashkitë duhet të kenë regjistrim në portalin WiFi4EU. Komisioni Evropian do të shpërndajë 947 kuponë për një shumë nga 14.2 milion euro. 86 për qind nga bashkitë bullgare tashmë morën kuponët e tyre nga tri konkurset e zhvilluara deri tashti. Bullgaria tërhoqi më se 3.4 milion euro për krijimin e lidhjeve pa kabllo me shpejtësi të lartë në vendet publike. Shteti është në vendin e parë në BE për nga numri i bashkive të përfshira në iniciativën WiFi4EU.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..