Tani për tani nuk ka raste të regjistruara të koronavirusit në Bullgari, deklaroi shefi i Akademisë Ushtarake-Mjekësore – gjeneral-majori Vencisllav Mutafçijski. Është shqetësues fakti se për shkak të gjendjes së rëndë epidemiologjike të gripit B repartet e sëmundjeve infektive tashmë janë plot. Po të ketë nevojë do të ritransformohen disa prej reparteve spitalore, shtoi gjenerali Mutafçijski. Në Spitalin Ushtarak-Mjekësor do të hapet akoma një laborator për analizat e gjakut, do të monitorohen të gjithë që kthehen nga Koreja e Jugut dhe Irani, tha Mutafçijski. U përgënjeshtrua informacioni se në një hotel në Veliko Tërnovo janë vendosur në karantinë turistë nga Singapori.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..