Produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë për tremujorin e katërt të vitit 2019 arriti 16.7 miliard euro sipas të dhënave aktuale. Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2018 rritja është 3.1 për qind. Këtë e njoftoi Instituti Kombëtar Statistikor. Produkti i brendshëm bruto mbi bazë vjetore për vitin 2019 si shuma e të dhënave nga katër tremujoret në shprehje reale shtohet me 3.4 për qind. Sektori industrial rrit pjesën relative në vlerë të shtuar me 1.6 për qind deri në 23.5 për qind. Pjesa e shërbimeve ulet deri në 73.7 për qind në sfondin e nivelit nga 75.3 për qind në vitin 2018. Investimet formojnë 20.8 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Saldoja e tregtisë së jashtme është pozitive, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor.
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..