Në një letër dërguar mediave, Bashkimi Bullgar i Mjekëve indinjohet nga prova për zëvendësimin e demokracisë dhe për tërheqjen e gjithë personelit mjekësor në reket politik. Mjekët e cilësojnë protestën e pesë infermiereve të cilat okupuan një nga sallat e parlamentit si absurde dhe e palejueshme. Mjekët u bëjnë thirrje kryeministrit dhe qeverisë “t’i mos dorëzohen shantazhit dhe presionit të personave me përkatësi të paqartë, me kërkesa në shkallëzim për reforma në shëndetësi, të cilët nuk kanë arsyetim real ekonomik dhe strukturor”. Nga kolegji i mjekëve deklarojnë se janë gati për kundëprotestë “në mbrojtje të autoritetit, specialistëve mjekësorë dhe sistemit shëndetësor”.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..