70% nga bullgarët të cilët mësojnë jashtë shtetit dhe të cilët kanë marrë pjesë në forumet e karrierës, të organizuara nga Ministria Sociale gjatë vitit 2019, janë gati të kthehen në Bullgari. Në forumin e parë për vitin 2020 në Vjenë, 10% nga vizituesit kanë gjetur vende pune konkrete në atdhe. Më 7 mars në Londër është caktuar forumi i dytë i karrierës. Deri në vitin 2035 në Bullgari do të rritet kërkimi i kuadrove me arsim të lartë në biznes, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare zëvendës ministrja e punës dhe e politikës sociale Zornica Rusinova. Për shkak të Brexitit po vihet re një pakësim i numrit të studentëve dhe dëshirë për t'u kthyer në Bullgari. Tregu i punës ka ndryshuar. Aktualisht jo njerëzit kërkojnë punë, por punëdhënësit kërkojnë njerëz, mendon Rusinova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..