Gjatë natës së 7 marsit para 8 marsit u shpall se dy veta në qytetet Pleven (Bullgari Qendrore Veriore) dhe Gabrovo (Bullgari Qendrore) janë me teste pozitive të koronavirusit, ndërsa më 8 mars në mëngjes Shtabi Operativ Kombëtar shtoi se të infektuarit tashmë janë katër. Në Pleven janë hospitalizuar dy meshkuj me formë të lehtë të sëmundjes – përkatësisht në moshën 27 dhe 61 vjeç. Në një prej spitaleve në Gabrovo janë vendosur në karantinë një grua 75 vjeçe dhe akoma një grua nga personeli mjekësor. Situata e ndryshuar në vend do të shqyrtohet më vonë sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë me Shtabin Operativ.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..