Pas konfirmimit përfundimtar të 4 rasteve të koronavirusit në Bullgari, në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria mori vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturore në hapësirat e mbyllura në vend. Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje që të mos ketë panik dhe qytetarët të mos furnizohen me ushqime, duke i siguruar se rrjetet e mëdha të dyqaneve disponojnë rezerva për të paktën 30 ditë përpara. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat e domosdoshme për përballimin e situatës së krijuar për shkak të koronavirusit, tha gjithashtu Kryeministri. Me vendim të qeverisë për shkak të koronavirusit është ndaluar gjithashtu eksporti i maskave dhe i pajisjeve të tjera mbrojtëse, ndërsa Ministria bullgare e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Shtetërore “Siguri Kombëtare” kanë marrë vendim për të punuar për parandalimin e spekulimit me pajisje të tilla. Ministria e Shëndetësisë dha urdhër për një regjim special të punës në spitalet e Plevenit dhe të Gabrovos, ku janë regjistruar 4 rastet e para të koronavirusit në Bullgari.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..