Kryeministrat e Bullgarisë, Izraelit, Hungarisë, Rumanisë, Italisë, kancelari i Austrisë dhe Presidenti i Qipros zhvilluan një videokonferencë mbi temën e koronavirusit.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se gjëja më e rëndësishme tani është solidariteti. Ai nënvizoi kërcënimin e stërmadh që vjen nga kriza e refugjatëve dhe nga qindra njerëzit, të cilët vijnë nga vende të ndryshme pa iu nënshtruar kontrolleve.
Prandaj kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet e tjera anëtare të propozojnë masa serioze për përballimin e krizës së emigrantëve. “Me rëndësi është që bota të gjejë zgjidhje, sepse jam i bindur se kriza ekonomike dhe financiare po troket në derën tonë”, paralajmëroi Borisovi.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..