Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Bulgartransgaz” Vladimir Malinov hodhi poshtë informacionet sipas të cilave punëtorët italianë të kompanisë saudite “Arkad”, të cilët po ndërtojnë gazsjellësin “Rryma Ballkanike”, e kanë mbartur koronavirusin në rajonin e qytetit Pleven (Bullgari Veriore).
Malinovi tha se personeli i “Arkad” është prej 550 vetash dhe vetëm 75 prej tyre janë italianë. Vetëm 25 prej italianëve kanë ardhur në Bullgari në periudhën pas 25 shkurtit dhe deri tani asnjëri prej tyre nuk i ka shfaqur simptomat e sëmundjes.
Të gjitha punëtorët në objektet e kompanisë, të cilat ndodhen në 5 qarqe të vendit,kontrollohen çdo ditë, nënvizoi Malinovi. Drejtori ekzekutiv bëri thirrje që të mos spekulohet me këtë temë, sepse objekti është me rëndësi kombëtare.
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..