Të konkurrohesh me vet veten është një qëllim më i madh sesa të konkurrohesh me të tjerët – kjo është formula për avancim të cilën e ndjekin nëpunësit në shumë kompani botërore, të cilat kanë përfaqësi edhe në vendin tonë. Të zhvillohesh në biznes, por në të njëjtën kohë të jesh i përgjegjshëm ndaj atyre që vijnë pas është një qëllim edhe më të lartë, të cilin e ndjek në punën e vet një bullgar i suksesshëm i cili para më se 20 vitesh e zgjodhi të kthehet për të punuar në atdhe. Julijan Mihovi mbaroi drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Pas kësaj specializoi planifikim tatimor ndërkombëtar në Holandë. Pasi u kthye në Bullgari filloi të grumbullojë përvojë si konsulent ligjor dhe tatimor i investuesve dhe i kompanive të mëdha. Ai është ndër bullgarët, të cilët që në vitet 90-të të shekullit të kaluar qëndruan para dilemës të vazhdojnë karrierën jashtë shtetit, ose pas diplomimit të kthehen në atdhe. Julijan Mihovi zgjodhi të rikthehet, sepse ishte i bindur se shteti ka potencial të madh për zhvillim. Aktualisht është drejtor i qarqeve biznes në PWC (Pricewaterhouse Coopers) për Evropën Qendrore dhe Lindore. Si përfaqësues i kompanisë ai pranoi Çmimin për Biznes Zë Përgjegjshëm për vitin 2019 në kategorinë “Investues në Dituritë”.
“Çmimi është për një iniciativë të cilën e ndërmorëm para dy vitesh. Qëllimi është të ndihmojmë bullgarët e rinj me financa dhe për këtë arsye themeluam bursa. Bursa për vitin 2019 ishte për të gjithë studentët në Bullgari që mësojmë specialitete pedagogjike dhe kanë dëshirë të mbeten të punojnë në vend si mësues. Me përkrahjen dhe nën kujdestarinë e presidentit Radev organizuam një aksion bamirës dhe të gjitha mjetet e grumbulluara në të i shfrytëzuam për përkrahjen e 15 studentëve duke iu siguruar atyre bursa. Organizuam dhe një konkurs në të cilin secili duhej të përshkruajë pse dëshiron të bëhet mësues në Bullgari dhe cili është mësimi që dëshiron të mësojnë fëmijët bullgarë. Fituesit ishin vitin e fundit para diplomimit dhe deshëm që të ndihmojmë duke iu siguruar atyre këtë bursë.”
Vitin e parë kompania përkrahu 25 studentë pa marrë parasysh specialitetin e tyre. Mirëpo, pas kësaj me vendim të partnerëve dhe të nëpunësve të kompanisë vendosëm që bursat t’u jepen mësuesve të ardhshëm me kauza.
“Ideja jonë është të vazhdojmë të ndihmojmë. Prandaj tani kemi dëshirë të zgjedhim një kauzë të re për realizimin e së cilës shoqëria ka nevojë. Dëshirojmë që jo vetëm të japim kontributin tonë por të rikthejmë investimin tonë prapë në shoqëri. Në qendrën e vëmendjes së kompanisë sonë janë të rinjtë. Kemi dëshirë të bëjmë ashtu që ata të cilët mësojnë këtu të mbeten ndërsa ata të cilët larguan për ndonjë arsye të ftojmë të kthehen, të gjejmë argumente për të cilat ata të kërkojnë të realizohen në Bullgari. Edhe unë u ktheva për të punuar në Bullgari në vitin 2000. Tashmë 20 vjet jam këtu dhe nuk më vjen keq se u ktheva. Dëshira ime është që më shumë të rinj të kuptojnë, se duke u kthyer ata mund të gjejnë vendin e tyre në mëmëdhe.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES dhe PwC BullgariaNëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..