Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritet tregtia e Bullgarisë me vendet jashtë BE-së

Foto: arkiv

Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se në tregtinë e Bullgarisë me vendet jashtë BE-së vëzhgohet rritje e eksportit dhe e importit. Gjatë janarit të vitit 2020 eksporti është rritur 2.2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 dhe është me vlerë 809 mln euro. Importuesit kryesor të mallrave bullgare kanë qenë Turqia, Kina, SHBA-ja, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Rusia. Ndërkohë, importi nga vendet jashtë BE-së është rritur 5.4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 dhe është me vlerë 1 103 mln euro. Më i madh është vëllimi i importit nga Rusia, Turqia, Kina dhe Egjipti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD