Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski shpalli në një brifing më 13 mars se pasi u zbuluan 9 raste të reja të COVID-19 më 12 mars, pak më vonë u regjistruan 7 teste të tjera pozitive. Kështu tani në vend u vendosën zyrtarisht 23 raste të koronavirusit. Njeri prej të infektuarve vdiq. Për arsye të sinjaleve të shumta të shkeljes së karantinës shtëpiake gjeneral Mutafçijski u bëri apel shtetasve të cilët mbërrijnë nga destinacione të rrezikshme të shfaqin përgjegjësi dhe të mbeten të izoluar në shtëpitë e tyre. Që nga 13 mars me urdhër të Ministrisë së Arsimit aty ku nuk ka pushim për shkak të gripit, nxënësit sipas vlerësimit të të prindërve mund të mos frekuentojnë shkollën.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..