Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me iniciativën “Birëso një koshere” do t’i ndihmosh bletë dhe do të shijosh mjaltin bullgar

Iniciativa e re “Birëso një koshere” e krijuar që të parandalohet zhdukja e bletëve dhe e prodhuesve të mjaltit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh. Në përgjithësi ajo përbën një abonim për dhuratën cilësore bullgare të natyrës, me të cilin ndihmohen të gjithë ata që duan të merren me bletari. Cilat janë motivet?

Sipas Komisionit Evropian deri në vitin 2022 një e treta e bletarëve bullgarë do të heqin dorë nga veprimtaria e tyre – na sqaroi Sergej Petrov, personi kryesor që rri prapa iniciativës. – Aktualisht ky sektor nuk duket shumë tërheqës dhe nuk tërheq njerëz të rinj. Kjo është shumë e keqe, sepse një e treta e ushqimit tonë varet nga pllenimi nga bletët. Kur i dëbojmë bletarët nga industria, atëherë pllenimi do të jetë i pamjaftueshëm dhe jocilësor. Duam që bletarët të marrin një pagim adekuat për produktet e tyre.”

Adoptuesi i kosheres jo vetëm merr mjaltë kundrejt një shume të veçantë që paguan çdo muaj. Janë parashikuar veprimtari, nëpërmjet të cilave njeriu praktikisht afrohet me jetën e bletëve – vizitë te kosherja e birësuar, zgjedhja e emrit të bletës-nënë, certifikatë për përkrahje etj. Mjalti i shijshëm bullgar mund të arrijë tek të gjithë që e dëshirojnë – në Bullgari, ose jashtë.

Adoptuesit e koshereve aktualisht janë mbi 200, janë përfshirë dhe rreth 10 biznese. Nuk prisnim një interes kaq të madh, Përveç kësaj gjithnjë e më shumë bletarë duan të punojnë me ne” – thotë Sergej Petrov dhe na shpjegon se shpeshherë bletarët nuk disponojnë kohën e domosdoshme që t’i kushtojnë vëmendje anës ekonomike të punës së tyre. Kjo nga ana e vet u jep mundësi tregtarëve me shumicë për t’i detyruar bletarët që t’i shesin produktet e tyre me çmime tepër të ulëta. Sipas Sergej Petrovit shkaqet për këtë situatë janë komplekse, ja disa prej tyre:

Bletarët nënvlerësohen si pjesë e ekonomisë së përbashkët agrare. Mirëpo, pa bletë nuk kemi mollë për shembull. Askush kurrë nuk ka menduar se pllenimi do të shndërrohet në një shërbim, gjë që tashmë është fakt në SHBA. Atje çdo vit konstatohet një humbje prej 40-45 për qind të bletëve për shkak të industrializimit të lartë. Në Bullgari çdo vit rreth 20 për qind e bletëve vdesin. Një faktor tjetër është mungesa e mbrojtjes nga ana e legjislacionit. Mjalti kinez me cilësi të komprometuar, i cili përhapet në treg, është një problem serioz. Në rastet kur mjalti kinez përzihet me të paktën 20 për qind të mjaltit të pastër bullgar mund të shitet me etiketën “Mjaltë bullgar”. Për ne kjo është e papranueshme. Ne mendojmë se 100 për qind e përmbajtjes duhet të jetë një produkt i certifikuar, i vërtetë, i cili ka kaluar përmes laboratorit.”

Në Bullgari ka shumë territore të përshtatshme për bletët – ka mjaltë të pastër bullgar me mbi 30 vitamina. “Pjesëmarrësit në fushatën “Birëso një koshere” janë nga krahina të ndryshme të vendit “ – thotë Sergej Petrov dhe shton:

Me siguri do të eksportojmë praktikën e mirë jashtë kufijve të Bullgarisë, por para kësaj duhet të njihemi me problemet e bletarisë në regjionet e veçanta dhe duhet të jemi të qartë a mund t’i zgjidhim apo jo. Mendojmë se problemet më të mëdha i kanë kombet me ekonomi më të zhvilluara agrare. Ndoshta tregjet tona të ardhshme do të jenë vendet gjermanishtfolëse.”

Në kosheret që marrin pjesë në platformën tonë përdoren pajisje të posaçme – vepër bullgare, për monitorimin e tyre me distancë. Ato i japin bletarit një informacion adekuat për gjendjen e koshereve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: istinskimed.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD