Ministria e Shëndetësisë mori masa të jashtëzakonshme për luftimin e koronavirusit. Deri më 29 mars janë të mbyllura universitetet, shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Ndërpriten të gjitha format dhe aktivitetet me fëmijë dhe me nxënës. Mbyllen sallat e argëtimit dhe të lojërave, diskotekat, baret, objektet dhe qendrat tregtare, restorantet. Do të punojnë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndalohen të gjitha veprimtaritë në të cilat mblidhen shumë njerëz - ato sportive, kulturore, shkencore. Të gjithë punëdhënësit sipas specifikës së punës dhe mundësive të tyre duhet të marrin vendim për formën e punës nga distanca. Ndalohen konsultimet mjekësore të fëmijëve dhe të grave, vizitat profilaktike mjekësore dhe operacionet e planifikuara.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..