Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa panik, por me disiplinë të lartë do ta përballojmë koronavirusin

Foto: dw.com

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me përhapjen e kornavirusit është një vendim i arsyeshëm, sepse bëhet fjalë për një infeksion, i cili po përhapet shumë shpejt.”

Kështu e komentoi vendimin e sotëm në Kuvendin Popullor për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari akademiku dr. Bogdan Petrunov nga Qendra Kombëtare për Sëmundjet Ngjitëse dhe Parazitare. Informacioni i ndryshëm për përhapjen e koronavirusit në botë na bëri për ta kërkuar mendimin profesional të specialistit të imunologjisë*.

Është me rëndësi të respektojmë strikt rekomandimet e specialistëve shëndetësore, që ta kufizojmë përhapjen e sëmundjes, apeloi akad. Petrunov në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë.

Masat parandaluese do ta pakësojnë “sasinë e peshës së virusit – thënë në mënyrë abstrakte, domethënë në vend që të hyjnë dhjetë njësi të virusit në organizmin tonë, do të hyjë një, ndërsa kjo është me rëndësi të madhe për zhvillimin e sëmundjes.

Vdekshmëria e kësaj sëmundjeje është rreth 3 për qind, në varësi të vendeve të ndryshme. Për shembull në Gjermani, ku ka një shëndetësi të zhvilluar shumë mirë, ajo është nën 1 për qind, në Kinë është mbi 3.7 për qind. Në Itali, ku gjendja në të vërtetë është tragjike, vdekshmëria është mbi 6 për qind. Këto janë fakte, të cilat tregojnë se duhet të merren masat përkatëse, që të mos lejohet përhapja në masë e sëmundjes dhe të kufizohet rritja e vdekshmërisë. Tani për tani në plan botëror vdekshmëria është nën 3 për qind. Po ta bëjmë një krahasim në rastet e epidemisë së gripit rastet e vdekjes lëvizin nga 0.5 për qind deri në 1 për qind.

Sipas fjalëve të akad. Petrunovit nuk bëhet fjalë për një sëmundje e cila do ta asgjësojë njerëzimin, por ajo do të ndikojë jo vetëm mbi shëndetin e njerëzve, por mbi ekonominë e tërë botës. Sipas vlerësimit të Bankës Botërore deri tani humbjet tejkalojnë 450 mlrd. Është fakt se ato do të rriten:

Edhe për mendimin tim kryesorja është disiplina personale dhe higjiena personale. Nuk duhet të qetësohemi, si zakonisht ne bullgarët bëjmë. Duhet të jenë shumë të vëmendshëm njerëzit e moshës mbi 65 vjeçe, të cilët vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe sidomos nga sëmundje të mushkërive, nga astma bronkiale, nga astma kronike obstruktive e mushkërive. Virusi prek flluskat më të vogla në mushkëri, ku mbarojnë skajet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut – alveolat. Ai mund të mbetet në qelizat e epitelit të mushkërive deri në 96 orë, që është një problem shumë serioz. Prandaj dëmtimi i alveolave është vërtetë shumë i rëndë dhe shpeshherë mund të shkaktojë vdekje.”

Krahas higjienës dhe masave parandaluese një prej rekomandimeve kryesore të akad. Petrunovit është që të kalojmë më shumë kohë në të hapur, por jo në kontakt të ngushtë me njerëz të tjerë”. Është me rëndësi të dimë se kondicionerët dhe sistemet e ventilimit janë ndër pajisjet më të rrezikshme, të cilat kontribuojnë për përhapjen e viruseve. Prandaj filtrat duhet të pastrohen në çdo dy-tre ditë.

Masat preventive përfshijnë edhe forcimin e sistemit imun me antioksidante, sepse tani për tani nuk ka ilaçe për virusin.

Ne duhet të forcojmë maksimalisht imunitetin tonë ndaj infeksioneve – është kategorik akad. Petrunov. – Ekzistojnë shumë preparate, të ashtuquajturat “imunostimulantë” të cilat përdoren me sukses në Bullgari që prej shumë vitesh. Antioksidantet nga ana e vet e shtypin të ashtuquajturin “shpërthim oksidant” që vëzhgohet në rastet e infektimit. Prandaj mjekët tanë duhet të rekomandojnë përdorimin e tyre.”

Sa u përket pohimeve se së shpejti do të ketë vaksinë, akademiku nënvizoi se krijimi i një vaksine adekuate do të kërkojë të paktën dy vjet. Punohet aktivisht mbi preparatet e antivirusit, por ato janë në fazën e studimeve eksperimentale. Kështu qe e vetmja gjë e sigurt tani për tani është prevenca.

*Akademiku dr. Petrunov është një prej specialistëve kryesorë në fushën e imunologjisë dhe alergologjisë në Bullgari. Ka krijuar laboratorin e parë të alergjisë në Bullgari, ku janë përpunuar dhe aplikuar në praktikë mbi 200 preparate alergjene për diagostifikim dhe mjekim të sëmundjeve të alergjisë. Është themelues i një dege të re shkencore të lidhur me përpunimin, studimin dhe aplikimin eimunostimuluesve polibakterialë, të cilat kanë një aplikim të gjerë në praktikën klinike te ne dhe jashtë shtetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD