Çdo krizë krijon mundësi të reja. Që më 16 mars është momenti që të startojë arsimi elektronik, tha Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev. Ministria është e mendimit se këto mësime do të përfshijnë 95 për qind prej të gjithë nxënësve dhe studentëve. Shtëpia botuese “Prosveta” do të përkrahë shkollat e fundjavës (të ashtuquajturat sholla të së dielës) jashtë shtetit në krizën lidhur me COVID-19. Mbi 45 000 nxënës bullgarë në mbi 350 shkolla jashtë do të kenë akses të pakufizuar falas tek librat mësimorë elektronikë nga klasa e parë deri në klasën e dhjetë, si dhe tek botimet e tjera elektronike. Për shkak të krizës “Prosveta” siguroi një akses të lirë tek të gjitha materialet e saj interaktive arsimore për afro 700 000 nxënës në Bullgari. Mund të gjeni informacion se si të përdoren të gjitha këto pajisje elektronike këtu: www.e-prosveta.bg.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..