Për stabilizimin e ekonomisë në situatën e jashtëzakonshme qeveria do të sigurojë përkrahje financiare për bizneset më të prekura nga kriza me koronavirusin. Kjo do të bëhet nëpërmjet Bankës Bullgare për Zhvillim, e cila në rast të nevojës do të marrë nga shteti deri më 250 mln. euro. Përkohësisht shteti do të paguajë 60% prej pagave të nëpunësve, të cilët në se nuk aplikohet kjo masë do të humbin punën e vet.
“Por në situatën e krizës s’ka se si të kompensojmë të gjitha efektet negative. Me siguri do të ketë biznese, të cilat nuk do të mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Ndoshta do të ketë punëdhënës, të cilët do të dalin nga tregu i punës”, tha Ministri i financave Vlladisllav Goranov. Buxheti nuk mund të zëvendësojë ekonominë, por me përjashtim të masave për shmangien e grumbullimit të njerëzve, e gjithë veprimtaria ekonomike mund të zhvillohet pa pengesa, nënvizoi Ministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..