Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ të Kosovës, Bullgarisë dhe Shqipërisë bëjnë thirrje: mos udhëtoni!

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë këshillon shtetasit bullgarë të mos udhëtojnë jashtë vendit. Në të gjitha itineraret tokësore në drejtim të Bullgarisë ka probleme apo është ndaluar kalimi i kufijve – nga Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Serbia, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania. Situata ndryshon çdo minutë, tregojnë të dhënat e përfaqësive diplomatike të Bullgarisë në këto shtete.

Qeveria shqiptare mori vendim që nga 15.03.2020, ora 00:00, të gjitha vendkalimet kufitare tokësore të Shqipërisë me vendet fqinje si: Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të jenë të mbyllura për të gjitha mjetet e transportit publik dhe privat deri në njoftim të dytë. Kjo masë nuk ndikon në transportin e mallrave. Transporti ajror po bëhet gjithnjë e më i rrallë dhe shumë udhëtime rrezikojnë të anulohen.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë këshillon gjithë shtetasit shqiptarë, që janë në Bullgari të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë deri në përmirësim të situatës.Në rastet e nevojës për asistencë, shqiptarët mund të kërkojnë ndihmë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.

Ambasada e Republikës së Kosovës, në kuadër të kapaciteteve që ka, gjithashtu ofron informacione dhe ndihmë. “Mundësitë tona financiare për t'ju ofruar përkrahje janë të kufizuara, andaj udhëzojmë të gjithë bashkatdhetarët që të vetizolohen në vendbanimet e tyre. Qëndroni aty ku jeni! Mos udhëtoni!”është shkruar në faqen e internetit të ambasadës - http://www.ambasada-ks.net/bg/. Numri emergjent i Përfaqësisë së RKS-së në Sofje është +359 2 983 39 99




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarë protestuan kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..

botuar më 24-10-16 10.52.PD

Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë

Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit..

botuar më 24-10-16 8.15.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës në pjesën verilindore të..

botuar më 24-10-15 7.45.MD