Bullgaria do t’u propozojë vendeve në BE për t’i furnizuar me veshje mbrojtëse. Kjo do të realizohet nëpërmjet një prokurimi të madh publik të BE-së për furnizime të pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit, tha Kryeministri Bojko Borisov. Gjatë vizitës në një ndërmarrje të teknologjisë së lartë në Vraca(Bullgari Veriperëndimore), e cila prodhon veshje mbrojtëse, Borisov deklaroi se Bullgaria është duke marrë pjesë në prokurimin publik. Detajet do të shqyrtohen me Këshillin Evropian në një video-konferencë këtë mbrëmje, kur do të bisedojnë liderët evropianë. Veshjet mbrojtëse janë porositur për Gjermaninë, por porosia është ndaluar derisa të mos furnizohen së pari punonjësit mjekësorë bullgarë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..