Pianisti i ri nga qyteti Ruse Nikollaj Dimitrov mori një çmim ndërkombëtar për kompozim. Studenti 18-vjeçar i “Prince Claus Conservatoire” në Groningen të Holandës mori pjesë në konkursin ndërkombëtar „Artistes en Herbe“ në Luksemburg në kategorinë “Kompozitori i Ri” (16-19 vjeç).
Ai mori dekoratën e posaçme “Pianisimo”, e cila dorëzohet nga Festivali Ndërkombëtar për muzikë bashkëkohore për piano ppIANISSIMO. Në edicionin tjetër të festivalit vepra e dekoruar e kompozitorit të ri bullgar „Children Suite“ (Suita e Fëmijëve) do të interpretohet në skenë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..