Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Automobilistikë Evropianë në Bullgari vëzhgohet ulje më e madhe e shitjeve të automjeteve të reja në krahasim me vendet e tjera në BE. Bullgaria regjistron ulje prej 29,2% për muajin në krahasim me të dhënat e muajit shkurt të vitit 2019. Për nga numri i automjeteve ulja është nga 2809 makina deri në 1988 të regjistruara gjatë vitit 2020. Për periudhën janar – shkurt vendi gjithashtu konstaton ulje të shitjeve 16.2 për qind deri në 4318 vetura të reja. Për nga ky tregues Bullgaria është në vend të dytë pas Rumanisë, ku gjithashtu ka ule që nga fillimi i vitit 2020 me 18.1 për qind. Gjatë shkurtit shitjet e automobilave të rinj në BE pakësohen 7.4 për qind deri në 957 052, ndërsa një vit më herët numri i tyre ka qenë 1 033 608.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..