Me rastin e masave të ndërmarra nga autoritetet kundër koronavirusit në Bullgari Kryqi i Kuq Bullgar përhapi një deklaratë të një sërë shoqërish mjekësore në përkrahje të vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Shtabit Kombëtar për luftimin e sëmundjes. Në dokument shoqëritë e neurologjisë, kardiokirurgjisë, sëmundjeve të mushkërisë, endokrinologjisë dhe sëmundjeve infektive, si dhe Kryqi i Kuq Bullgar paralajmërojnë se në kulmin e pandemisë botërore të koronaviusit ka nevojë për masa pa precedent. Ndaj pacientëve të grupeve të rrezikuara, si dhe ndaj familjeve të tyre u drejtohet këshillë për të respektuar rekomandimet për izolim social dhe të gjitha metodat preventive për kufizimin e përhapjes së infeksionit në shoqëri.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..