Si të dalin romët nga getoja dhe të zgjedhin rrugën e arsimimit dhe të integrimit? Përgjigjen e jep një përfaqësues i ri i bashkësisë, i cili jo vetëm se qëndron mbi librat shkollorë dhe ëndërron të përfundojë studimet universitare, por dhe përpiqet t’i bindë prindërit të inkurajojnë fëmijët e vet të shkojnë në shkollë dhe të mos martojnë vajzat e veta në moshë fare të vogël.
Për romët në fshatin Bellomorci në rrethin e qytetit Tërgovishte, Bozhidari i cili është 18-vjeçar është si një dhuratë nga Zoti – me anë të forcës së fjalëve ai ndez një dritë të vogël në shpirtrat e tyre për një të ardhme më të mirë të fëmijëve. Prej një viti Bozhidar Mihajllov punon si ndërmjetës arsimor i Qendrës për Dialog Ndëretnik dhe Tolerancë “Amalipe”, me misionin t’i kthejë nxënësit rom në klasat e shkollës.
“Për mua është shumë e rëndësishme që të mund të vazhdoj arsimin tim, sepse kjo më hap dyert drejt së ardhmes”, thotë i riu, i cili nuk nguron të trokasë nëpër dyert e njerëzve të tjerë nga bashkësia, që të përpiqet t’i bind dhe të tjerët se kjo është rruga e drejtë. Dhe tanimë ai po mbledh frytet e veta të para – 5-6 fëmijë, sipas fjalëve të tij, përsëri shkojnë në shkollën fillore “Gjeorgji Benkovski”. “Unë u flas se arsimi është i rëndësishëm, se ata duhet të arsimohen, të zhvillohen, të fitojnë dije të reja. Dhe disa prej tyre më kuptuan dhe tanimë po vijnë në shkollë”, shton akoma Bozhidari.
Vetë ai, përpara rreth një viti, për pak ka qenë duke u zhytur në kurthin e martesës së hershme, por në momentin e fundit ka zgjedhur të ardhmen e vet. Sot, Bozhidari ëndërron të përfundojë pedagogji në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo dhe të bëhet mësues i fëmijëve, që t’i inkurajojë të jenë më të mirë dhe tolerantë.
“Në fillim dhe unë nuk doja të mësoja – thjesht nuk kisha dëshirë të vazhdoj të mësoj pas klasës së 12të në Universitet- tregon ai.Por, qëkurse qesh në klasë të 7-të fillova të frekuentoj në trajnimet për kryetarë të parlamenteve të nxënësve, të organizuara nga qendra “Amalipe”. Atëherë dola për herë të parë nga fshati dhe takova persona të rinj. Folëm për tema të ndryshme - si të jemi më aktivë, përse është me rëndësi të mësojmë, në vend që të martohemi që në një moshë fare të re. Të gjitha këto e detyrojnë njeriun me të vërtetë të mendohet dhe të shikojë me pozitivizëm drejt së ardhmes. Mua personalisht arsimi më motivon dhe prandaj vendosa të mësojqë të mund të realizohem.”
Kohët e fundit Bozhidari ka marrë përsipër edhe një detyrë tjetër të re– t’i bindë romët të lajnë vazhdimisht duart e veta dhe të mos të dalin nga shtëpitë e tyre, derisa zgjat kërcënimi i koronavirusit. Dhe thotë se rezultat ka jo vetëm me higjienën - “Prindërit nuk i lënë fëmijët e vet të dalin jashtë, sepse kanë frikë”,shton ai.
Por, cila është ajo që i mban ata në geton e tyre dhe se si mund të dalin prej saj?
“T’ju them të drejtën dhe unë nuk e di – pohon Bozhidari. Tani për tani unë jam i vetmi, i cili do që të dalë që këtu – të mund të integrohem dhe të bëhem një njeri i arsimuar. Sipas meje disa nga romët akoma jetojnë në shekullin e 20-të dhe nuk duan të arsimohen. Nuk e di se përse.”
Mjerisht mungesa e tolerancës, racizmi, paragjykimet po vazhdojnë të ngrihen si një mur betoni përpara njohjes së përbashkët dhe pranimit. Dhe etnosit bullgar tani po i nevojitet që të ecë nëpër pjesën e vet të rrugës – jo vetëm duke folur për tolerancë, por realisht dhe t’i pranojë romët në çdo një sferë të jetës.
“Bullgari fillimisht duhet ta njohë personalitetin e një romi - të njihet me të, që të kuptojë se çfarë njeriu është – thotë akoma Bozhidari. Sepse ne, romëve, fare nuk na është e vështirë të njihemi me njerëz të rinj dhe të miqësohemi. Por, duket se tek etnoset e tjerë veprojnë stereotipa si ai se romët janë vjedhës apo vrasës. Jo, ata nuk janë të tillë, por vetë qëndrimi ndaj tyre i detyron nganjëherë të kthehen në të tillë.”
Në një komunikim të thjeshtë çfarë gjëje më të mirë nga jetesa, shpirti dhe ndjeshmëria e vet mund të zbulojnë romët ?
“Shpirti rom është i hapur për të gjithë – përgjigjet Bozhidari. Vetë unë e ndaj historinë time me secilin – pa rëndësi nëse e njoh prej disa minutave. Dhe nuk më vjen turp prej kësaj. Kështu që, ne romët jemi me zemra të hapur, i duam njerëzit, na pëlqen të krijojmë miqësi, na pëlqen të tregojmë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivLidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..