2
Komisioni Evropian miratoi 77 miliona euro nga Fondi evropian për zhvillim rajonal për përmirësimin e sistemit të integruar për menaxhimin e mbetjeve në Sofje. Paratë lëshohen për ndërtimin e impiantit me efikasitet të lartë për prodhimin e njëkohshëm të nxehtësisë dhe të korrentit. Për të do të përdoret një lëndë djegëse prej mbetjeve, të cilat nuk mund të riciklohen.
Procesi quhet kogjenerim dhe nuk dëmton mjedisin dhe në sajë të tij kryeqytetasit do të përdorin energji elektrike me çmime të arritshme.
Impianti do të prodhojë 55 megavate ngrohtësi dhe 19 megavate energji elektrike. Kështu do të sigurojë energji për ngrohjen e 40 mijë vetave dhe energji elektrike për 30 mijë qytetarë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..