17 janë të infektuarit e rinj me koronavirus në Bullgari. Numri i përbashkët i të sëmurëve tashmë është 127, tha gjen. Vencisllav Mutafçijski, i cili është shefi shtabit kombëtar për parandalimin e COVID-19.
Pacientja e parë e shëruar do të dalë nga spitali të shtunën.
Që nga 21 mars hyjnë në fuqi kufizime të reja kundër epidemisë. Ndalohen vizitat në parqe, ambiente për argëtimin e fëmijëve, vende për sport. Do të vendosen postblloqe në rrugët dalëse nga qytetet e mëdha dhe do të lejohet kalimi vetëm i njerëzve që udhëtojnë për në punë, të sëmurëve dhe atyre, të cilët kthehen në shtëpitë e tyre. Arsyet për udhëtim do të verifikohen me dokument të lëshuar nga punëdhënësi, dokument mjekësor apo letërnjoftim.
Njerëzit deri në moshën 60 vjeç nuk do të mund të vizitojnë dyqanet për ushqime apo farmacitë nga ora 8.30 deri më 10.00, sepse gjatë kësaj kohe njerëzit e moshuar do të blejnë produktet, për të cilat kanë nevojë.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...