Pas masave më të rrepta kundër përhapjes së COVID-19 të vendosura në Bullgari nga ora 00.00 më 21 mars në rrugët e hyrjes dhe daljes nga qytetet e mëdha u formuan rreshta të mëdha. Policia kontrollon dokumentet e të gjithë shoferëve.
342 turistë anglezë braktisën qytetin Bansko ditët e fundit pasi në pushimoren skiatore në malin Pirin u vendos karantina. Autobusët u siguruan nga Ambasada Britanike në Bullgari dhe u shoqëruan nga policia deri në aeroport. Afro 50 anglezë mbeten në banesat e tyre në pushimore, disa prej të cilëve janë nën karantinë shtëpiake.
Në Bankso mbetën edhe shtetas rusë të cilët kanë apartamente aty. Të gjithët janë të informuar dhe respektojnë udhëzimet dhe ndalesat.
Nëpërmjet fushatës bamirëse “Për të Mirën kundër #bgcovid-19” u blenë tri aparate për frymëmarrje. Dy tashmë janë në Spitalin e Ndihmës Urgjente “Pirigov” në Sofje. Aparati i tretë do t’i dorëzohet ditën e hëne më 23 mars Spitalit “Shën Gjergji” në qytetin Pllovdiv.
Në sfondin e mungesës së maskave mbrojtëse ose të shitjes së tyre me çmime të rritura në rrjetin e farmacive, bashkia e qytetit Levski në Bullgari Veriore mori vendim të qepen maska për përdorim të shumëfishtë dhe me to të furnizohet falas tërë popullsia e këtij vendbanimi e cila është 20 mijë veta.
Ministria e Zhvillimit Regjional do të vendosë pezullimin e përkohshëm të projekteve të programeve për bashkëpunim transkufitar me Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
Klube të vrapimit amator drejtuan apel qeverisë dhe shtabit të krizës të lejojnë sportin individual në të hapur në respektim të masave të domosdoshme.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..