Pas motit të këndshëm pranveror në fundjavë temperatura u ul ndjeshëm dhe në Bullgarinë Perëndimore ra dëborë e dendur. Sipas prognozës mbulesa e dëborës do të tejkalojë 10-15 centimetra. Në Bullgarinë Lindore do të bjerë kryesisht shi me përjashtim të Verilindjes, ku do të bjerëpak dëborë. Pritet që në Burgas, Varna dhe Dobriç të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi deri në 70 km në orë. Ditën e martë do të vazhdojë të bjerë borë. Të mërkurën reshjet e borës do të pakësohen dhe temperatura do të fillojë të rritet ngadalë.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..