Organizatorët  e fushatës “Bullgaria për Bullgarinë” i dërguan një letër falënderimi Radios  Kombëtare Bullgare (BNR) për “përkrahjen e shpejtë dhe kategorike”. “Me ndihmën  tuaj për disa orë u grumbulluan mjetet për blerjen e aparateve të frymëmarrjes  për spitalin “Aleksandrovska”. Pjesëmarrja juaj ndihmoi për popullarizimin e  kauzës dhe për grumbullimin e shpejtë të shumës nga dhuruesit individualë dhe korporativë”,  thuhet në letër. Kështu deri në orën 13.00 të datës 23 mars në sistemin e  platformës helpcarma u grumbulluan 144 802 euro. Shuma do të transferohet  direkt në spitalin “Aleksandrovska” për blerjen e aparateve dhe gjithçkaje të  nevojshme për funksionimin e tyre, siç u shpall në kushtet e fushatës, thuhet  në letër.
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..