14 specialistë të shquar në fushën e sëmundjeve të mushkërisë, të sëmundjeve ngjitëse, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve neurologjike dhe atyre në lëmin e mjekimit intensiv dhe të patologjisë janë anëtarët e Këshillit të porsakrijuar të Ekspertëve Mjekësorë pranë Këshillit të Ministrave. Në krye të ekipit është prof. Kosta Kostov, konsultues për sëmundjet e mushkërisë. Qëllimi i strukturës së re është që ta ndihmojë shtetin në luftimin e përhapjes së COVID-19. Sipas prof. Radka Argirova, virusologe klinike dhe anëtare e Këshillit, ka nevojë për një skrining në masë të njerëzve, që të dihet situata reale të epidemisë në vend.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..