Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev zgjati deri më 12 prill masat kundër epidemisë. Shtabi Kombëtar për luftimin e COVID-19 bëri thirrje që në të gjitha spitalet pacientët me probleme të frymëmarrjes të testohen. Shtabi rekomandoi të hartohet një strategji unike për daljen e të shëruarve nga spitalet kështu që me kohë të çlirohen shtretër spitalorë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se 5 herë më pak dokumente personale lëshohen tani. Për të evituar grumbullimin e njerëzve në sportelet afati i dokumenteve që skadohen zgjatet me 6 muaj, por ato masa janë të vlefshme vetëm për territorin e Bullgarisë. Bullgarët jashtë shtetit mund të rinovojë dokumentet në misionet diplomatike.
Ministri i arsimit Krasimir Vëllçev ishte kategorik, se vit shkollor zero nuk do të ketë. Tani për tani maturat nuk do të shtyhen, shtoi ai.
"Ngjarje të këtij lloji kontribuojnë në përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët – të mbështetur në qetësi, urtësi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve", tha ministri bullgar i kulturës, Marian Baçev, gjatë forumit “Diplomacia e mrekullive –..
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi BGNES. Radev mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidenten e Maqedonisë..
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të vazhdojë të jetë një partnere konstruktive dhe e përgjegjshme në arritjen e një..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës..