Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për masat kundër COVID-19 Vencisllav Mutafçijski në një brifing më 27 mars në orën 08.00 tha se brenda 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 33 raste të reja të koronavirusit. Kështu deri tashti numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti 276 veta. Në vend u realizuan 6 454 teste. Që prej tri ditësh incidenca e sëmundjes po rritet me 12-14 për qind për ditë. Në spitalet tashmë ka 7 473 shtretër për pranim të të infektuarve, gjë që do të thotë rritje të bazës pothuajse dhjetë herë. Shtretërit për mjekim intensiv me aparate të frymëmarrjes tejkalojnë 1000. Krahinat e reja me të infektuar janë Kërxhali dhe Haskovo, shtoi shefi i shtabit kombëtar.
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..