Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave mesatare dhe të larta. Vlerat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në zonat me mjegull më të qëndrueshme - ndërmjet 6 dhe 11°, në kryeqytet do të jetë rreth 9°.
Në malet mbi masivet perëndimore vranësira do të mbetet e konsiderueshme, pa reshje. Në masivet e gjysmës lindore të vendit do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësisë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 5°, në 2000 m rreth minus 0°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 7-8°. Temperatura e ujit të detit është 4-5°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Të enjten nga mesnata e tutje mbulesa e reve do të rritet dhe do të trashet, dhe gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshjet e shiut nga jugu do të fillojnë gjatë ditës. Temperaturat e ditës do të ulen me 2-3 °.
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..