Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kështjella antike Tuida në qytetin Sliven i përshtatet jetës së njerëzve

Foto: wikipedia.org

Qyteti Sliven njihet si qyteti i 100 vojvodëve. Ky vendbanim i Bullgarisë Juglindore ofron shumë fenomene interesante të cilat turistët mund të vizitojnë. Një nga objektet më tërheqëse është kështjella Tuida e cila ekzistonte këtu që në epokat e antikitetit të vonshëm dhe në mesjetë. Muret e saj janë të ruajtura mjaft mirë dhe shtrihen në afërsi të rajonit qendror të qytetit.

Kështjella ngrihet në kodrinën Hisarllëka, në pjesën verilindore të qytetit. Deri në të ka një shteg këmbësorësh dhe deri aty mund të bëhet një shëtitje të këndshme. 

Hulumtimet e detajeve të kështjellës Tuida arkeologët i nisën në vitin 1982. Në objekt u gërmuan dy portet – ajo verore dhe ajo jugore, katër kullat, muret, banesa banimi. U gërmuan dhe shumë artefakte. Në sajë të një monumenti epigrafik me mbishkrim u zbulua edhe emri antik i kështjellës – Tuida.


Supozohet që në shekullin e tretë në kodrinën Hisarllëka kishte një vendbanim trak. Vet kështjella u ndërtua në mesin e shekullit të IV në një sipërfaqe prej 42 dynymësh.  “Tuida shfrytëzohej shekuj të tërë me radhë – në kohën e Perandorisë Romane, në kohën  e Bizantit dhe në periudhën e Bullgarisë Mesjetare. Sot është objekt historik për të cilin kujdeset bashkia e qytetit Sliven” – shpjegon ciceronia Denica Zheçeva.

"Kështjella shtrihet në një kodrinë dhe brenda mureve të saj ishin godinat administrative dhe banesat e elitës së shoqërisë  - pushtetarët dhe mbrojtësit e qytetit. Dihet gjithashtu se këtu kishte edhe një kazermë. Popullsia jetonte jashtë mureve të kështjellës në rrëzat e kodrinës. Në rast kërcënimi ajo fshihej prapa mureve të kështjellës. Këtu kishte mundësi që ata të jetonin për një kohë të gjatë, ndërsa në rast sulmi ikën në mal përmes një tuneli të fshehtë dalja e të cilit ishte pranë lumit të afërt Novosellska. Një fakt kureshtar është se arkeologët zbuluan një qiri prej dylli i cili shfrytëzohej për ndriçimin e rrugës përmes tunelit. Mezi tani ky tunel do të restaurohet dhe një ditë do të jetë gati për të kaluar edhe turistët përmes tij."

Banorët dhe miqtë e qytetit Sliven frekuentojnë shpesh kështjellën. Më interesante për vizituesit është videoja vizatimore e cila rikrijon jetën e njerëzve që populluan ato troje në të kaluarën. “Secili që viziton objektin mund të qëllojë me hark, të vishet me kostume nga mesjeta dhe të bëjë fotografi për kujtim. Krahas kësaj mund të mësojë edhe fakte interesante për jetën, mënyrën e jetesës, kuzhinën e njerëzve nga antikiteti” – tregon Denica Zheçeva.


"Çdo vizitues mund të njihet me historinë, të provojë aftësitë në atelienë e zanateve, të punojë suvenire. Prezantojmë zanate të vjetra si për shembull endja me kore – një zanat shumë të lashtë dhe një zeje tjetër që daton para erës sonë të quajtur bullgarisht “pllëstene”. Kjo është mënyra më e vjetër për bërjen e cohës, për të cilën nuk ka nevojë as për vegla, as për pajisje. Coha e quajtur “pllëst” është një materie e cila nuk endet. Që të punohet “pllëst” leshi vendoset shtresa-shtresa dhe pastaj vihet nën përpunimin me lagështi, afsh nxehtësie, shtypje ose fërkim. Coha të punuara në këtë mënyrë shfrytëzoheshin për izolimin e shtëpive nga ftohtësia. Bashkia përkrah të gjitha nismat kulturore dhe arsimore në territorin e kështjellës. Këtu organizohen mësime në të hapur dhe argëtime të ndryshme për fëmijë. Ka një amfiteatër dhe një skenë në të hapur. Organizohen edhe shumë koncerte, ndërsa në vitin 2019 e pritëm mysafire Operën e qytetit Stara Zagora. Për arsye se ambienti përreth murit të kështjellës Tuida është i rregulluar mirë aty organizohen veprimtari dhe gara të ndryshme si dhe festivale të arteve."


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: wikipedia.org, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD
Foto: Shoqata

Një udhëtim me Plakun e Krishtlindjeve dhe Borëbardhën – magjia dimërore me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë

Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..

botuar më 24-12-15 8.30.PD

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD