Skifterët kthetraverdhë (Falco naumanni) u kthyen në Bullgari në një kohë të vështirë, bëri të ditur ekipi i Qendrës Shpëtimtare për Kafshët e Egra “Ballkani i Gjelbër”. Duke respektuar strikt masat në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend ambientalistët kujdesen për shpendët e rrallë në fshatin Levka në malin Sakar (Bullgari Jugore), që është bërë shtëpi e kolonisë së parë të egër të skifterëve kthetraverdhë pas më shumë se 50 vitesh.
“Është bukur të ndjekim se si individët mashkullorë i vëzhgojnë me vëmendje foletë artificiale të vendosura nga ekipi ynë në rajonin e Modulla, vënë në dukje nga Qendra Shpëtimtare. Disa prej shpendëve meshkuj ende nuk e kanë zgjedhur folenë e familjes së tyre të ardhshme, disa të tjerë tashmë e kanë marrë këtë vendim të rëndësishëm dhe i drejtojnë ftesa “së dashurës”. Gjatë monitorimit të fundit janë regjistruar mbi 20 skifterë kthetraverdhë që janë kthyer në territorin tonë. Tashmë ka dy çifte,” njoftoi Qendra.

Skifteri kthetraverdhë është një skifter shumë i vogël, që është një lloj shumë i rrallë në territorin e Bullgarisë dhe është i mbrojtur nga Ligji për Shumëllojshmërinë biologjike. Shpendi i bukur peshon 140-210 gramë dhe është i gjatë 32 centimetra. Ka sqep të shkurtër dhe të kthyer. Krahët janë me maja të mprehta, kur janë të hapur gjatësia e tyre arrin 73 centimetra. Krahët dhe bishti mbarojnë me një shirit të gjerë të zi. Preferojnë zonat e hapura në natyrë të veshura me bar dhe shkurre, ku bëjnë veza në vrima dhe klloçitin rreth 4-5 veza në vazhdim të afro një muaji.

Ky lloj, i cili kalon përmes Bullgarisë, migron në një numër të pacaktuar mbi tërë vendin, gjatë rreth 20 viteve të fundit kryesisht në rajonin e Detit të Zi. Shoqata “Ballkani i Gjelbër” punon që prej vitesh mbi një projekt për kthimin e skifterëve kthetraverdhë në Bullgari.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: greenbalkans.org, BGNES
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..