Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria bullgare miratoi kontratën me Korporatën Kombëtare Farmaceutike Kineze për tregti të jashtme për furnizim të mjeteve personale mbrojtëse dhe të aparaturës mjekësore. Me mjetet e Programit Operativ “Regjione në Rritje” Ministria e Shëndetësisë do të blejë sipas kontratës 1 176 770 maska mbrojtëse dhe 50 aparate të frymëmarrjes. Maskat janë për nëpunësit e inspektorateve shëndetësore, organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Dogana dhe pikave kontrolluese kufitare. Aparatet e frymëmarrjes do të shfrytëzohen nga spitalet për mjekim të pacientëve me COVID-19.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..