Kryeministri Bojko Borisov dhe valiu i Edrenesë Ekrem Xhanal inspektuan pikën e përbashkët kufitare “Kapitan Andreevo” pasi trafiku i kamionëve u normalizua. Inspektimi ripohoi, se parkingu për kamionë i cili u krijua në ish aeroportin ushtarak “Uzunxhovo” të Bullgarisë Jugore funksionon mirë. Transportuesit i falënderuan kryeministrit për ndihmën në zgjidhjen e problemit. Valiu i Edrenesë komentoj, se rreshtat në kufirin e përbashkët nuk ekzistojnë më në sajë të lidhjeve të mira dypalëshe. Kryeministri Borisov tha, se problemi me transportimin e ngarkesave midis bullgarisë dhe Turqisë u zgjidh përfundimisht.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..