Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Vetëm Parlamenti mund të vendosë nëse do të ketë një referendum për euron

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit janë në përgjigje të kërkesës së partisë "Vëzrazhdane" që ai të shpallë një referendum për ruajtjen e levit bullgar. "Nuk ka mundësi të nxjerr  një dekret për mbajtjen e referendumit për euron, sepse nuk mund ta shkel ligjin. Kjo duhet të jetë kategorikisht e qartë - vetëm parlamenti bullgar mund të vendosë nëse do të ketë referendum apo jo", tha Radev, duke theksuar se Bullgaria është një vend i sundimit të ligjit dhe ligjet duhet të respektohen.
Sipas tij, ndryshimi i monedhës duhet të bëhet kur të jemi gati për të, përkatësisht kur të përmbushim kriteret e Mastrihtit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD