Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të shkurtohen pagat buxhetore, pensionet do të rriten

Ministri Vlladisllav Goranov
Foto: BGNES

Pensionet do të rriten nga data 1 korrik, tha Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Rritja do të jetë 6.7 për qind, siç vendosi gjatë muajit dhjetor Parlamenti. Tani për tani nuk parashikohet ulje e pagave të paguara nga buxheti shtetëror. Ka të ngjarë që të ndërmerren masa të pjesshme vetëm për disa administrata, tha Ministri. Askush nuk i detyron firmat për ta përdorur ndihmën për punonjësit, e cila është e njohur si “60 për qind ndihmë shtetërore”. Qeveria do t’i propozojë Parlamentit për t’u rritur borxhi i shtetit. Banka Qendrore dhe bankat tregtare janë duke përpunuar një mekanizëm unik për shtyrjen e afatit të pagimit të kredive.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD