Dhjetëra ankesa janë parashtruar në Gjykatën e Lartë të Kasacionit kundër urdhëresës së Ministrit të Shëndetësisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave në vendet publike të hapura dhe të mbyllura. Ato janë parashtruar kryesisht nga avokatët me argumentet se masa kundër COVID-19 është në kundërshtim me ligjet në veprim dhe se shteti nuk i ka krijuar kushtet e domosdoshme për zbatimin e saj, siç është kërkesa në nenin 63 të paragrafit 4 të Ligjit për Shëndetin. Masa është në kundërshtim edhe me Ligjin për kufizimin e mbajtjes së veshjeve të cilat e mbulojnë, ose e fshehin fytyrën, i cili u miratua në vitin 2016. Sipas juristëve gjendja e jashtëzakonshme nuk anulon legjislacion funksionues në vend.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..