Komisioni Evropian (KE) bëri të ditur se ka marrë vendim për të ndërprerë të gjitha proceset gjyqësore kundër Bullgarisë, Greqisë dhe Irlandës pas aplikimit të plotë të tri rregullave evropiane në fushën e së drejtës penale në këto vende. Këto rregulla përfshijnë aplikimin e parimeve të njohjes së ndërsjellë të vendimeve gjyqësore dhe të vendimeve për probacionin, të vendimeve gjyqësore për proceset penale, të ndëshkimeve financiare. KE-ja filloi procedurë kundër vendit tonë gjatë muajit janar të vitit të kaluar. Më vonë Bullgaria njoftoi për aplikimin e plotë të rregullave përkatëse në legjislacionin e vet.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..