Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Izolimi social është i detyrueshëm në luftimin e COVID-19

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Sipas raportit të Këshillit të Ekspertëve Mjekësorë i cili ndihmon qeverinë në luftimin e koronavirusit në Bullgari, masat e aplikuara deri tashti për izolim fizik dhe social janë të detyrueshme. Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një brifing të jashtëzakonshëm. Sipas ekspertëve diagnostikimi i infektimit duhet të bazohen mbi testet PCR, ndërsa analizimi epidemiologjik mund të realizohet me shfrytëzimin e kombinuar të testeve dhe të metodave të tjera laboratorike. Kryeministri theksoi, se Bullgaria i porositi BE-së 1 milion teste për COVID-19.
Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev propozon që Bullgaria të importojë nga Kina dy medikamente, për të cilat u vërtetua se në kombinim ndikojnë pozitivisht mbi sëmundjen.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD