Personat që paguajnë vetë kontributet e sigurimeve shoqërore do të mund të marrin hua pa interes, tha Kryetarja e Komisionit për Buxhetin Menda Stojanova. Ata do të mund të marrin hua mujore prej 750 eurosh, interesi do të paguhet nga shteti, ndërsa shlyerja e borxhit do të jetë deri në 10 vjet. Deri tani masa ishte vetëm për ata që ishin me leje pa pagesë. Stojanova shpalli edhe një masë të re për biznesin e vogël, i cili gjithashtu do të mund të marrë kredi pa interes. Deputetja ripohoi se masa “60/40” në përkrahje të biznesit për ruajtjen e punonjësve në kompani do të përfshijë jo vetëm pagat, por edhe kontributet e sigurimeve shoqërore.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..