Të mbyllur prapa kordonëve të policisë, mijëra njerëz janë në nevojë në lagjet e romëve. “Uria po vjen për gjithnjë e më shumë familje në nevojë, por problemi i tyre nuk gjen zgjidhje adekuate”, thekson profesori Ivajllo Tërnev, shef i klinikës në Spitalin Aleksasndrovska, kryetar i Fondacionit “Probleme Shëndetësore të Pakicave” dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Rrjetit Kombëtar të Ndërmjetësve Shëndetësorë.
Shumë romë të cilët e humbën punën dhe përkrahjen e të afërmve që u kthyen nga kurbet jashtë shtetit për shkak të epidemisë së koronavirusit, iu shpresojnë kryesisht pakove me ushqim të cilat ndonjë donator kohë pas kohe dërgon në lagjen ku banojnë. Në këtë sfond ata kanë mbrojtësit e tyre të cilët ditë e net rrethojnë lagjen shtëpi më shtëpi për të shpjeguar se duhet të mbajnë pastërti, për të këshilluar të mos dalin përjashta, për të përfshirë emrat e tyre në lista për ndihmat për njerëzit në nevojë, për të shpërndarë ndihmat, për të dezinfektuar vendet publike. Më se 200 ndërmjetës shëndetësorë në 115 bashki bëjnë këtë punë bamirëse kundrejt rrogës minimale të siguruar nga pushteti vendor.
“Ndërmjetësit shëndetësorë janë në vijën e përparme – thekson profesori Ivajllo Tërnev. – Çdo ditë ata takohen me të gjithë njerëzit nga bashkia dhe tekstualisht realizojnë një punë të rrezikshme prej apostulli. Vetëm duhet të përfytyroni se si punohet në një mjedis të margjinalizuar të njerëzve të uritur dhe të dëshpëruar të cilët e kanë humbur edhe të voglën që kanë. Dhe një njeri vjen për të thënë: “Lani duart dhe respektoni rregullat e higjienës”. Madje ata nuk kanë as ujë, as korrent.”
Rrugët boshe në lagjet e romëve dhe disiplina e njerëzve nën karantinë fund e krye iu detyrohet ndërmjetësve shëndetësorë, të cilët realizuan fushatën e informacionit pothuajse pa mjete mbrojtëse, është i bindur mjeku. Ai bën propozim që ndërmjetësit të marrin ndihmë financiare si mjekët nga të ashtuquajtura vija e përparme, bashkitë të ndihmojnë punën e tyre, ndërsa shteti t’u sigurojë produkte ushqimore familjeve në nevojë – sidomos aty ku nuk ka ndërmjetës shëndetësorë dhe qasje është pothuajse e pamundshme.
Që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme shumica e lagjeve të romëve janë të izoluara prapa pikave kontrolluese policore.
“Jam i shqetësuar nga masat speciale për informim dhe ndihmë të banorëve të lagjeve të romëve – me policë, me masa restriktive, me stigmatizim të romëve, me përkatësi etnike të epidemisë – komentoi profesor Tërnev. – Ato masa u aplikuan megjithë që në lagjen e romëve rrugët mbetën boshe më shpejtë se sa rrugët qendrore të kryeqytetit. Kishte rajone ku ndërmjetësit shëndetësorë ishin të detyruar të marrin nënshkrimet e njerëzve, se ata janë të informuar për epideminë. Dhe ky është një akt i cili ndërmerret vetëm ndaj romëve.”
Sipas mjekut, i cili që nga viti 1993 rrethon lagjet e romëve ku has shumë vuajtje dhe mjerim, situata aty pothuajse nuk është e ndryshuar.
“Pamja e fundit, të cilën nuk mund të harroj është një fotografi e fëmijëve nga qyteti Nikollaevo të Bullgarisë Jugore, fëmijë këto të cilët jetojnë në mjerim të paparë – tregon profesori Tërnev. – Romët në këtë qytet jetojnë shumë keq dhe Bashkia duhet të tregojë përpjekje më të mëdha për të ndihmuar familjet. Asnjeri nuk do të besojë, se fotografitë me këta njerëz të varfër dhe të margjinalizuar janë bërë në një shtet evropian. Fotografi të tilla mund të shihen vetëm në Afrikë.”
Një ditë, kur epidemia do të jetë prapa kurrizit tonë profesori shpreson të bëhemi më human. Për veten thotë se mbledh të mirën, pra ato histori prekëse, të cilat dëshiron të tregojë. Ndoshta si ato për ndërmjetësin shëndetësor Dimitër Millanov nga qyteti Trën të Bullgarisë Perëndimore i cili vonë mbrëmë ulet në makinën qepëse në shtëpi për të qepur masa për vëllezërit e tij nga lagjet e romëve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..