Teknikë luftarake me këste do të mund të blejë në të ardhmen Bullgaria nga SHBA-ja. Për këtë e kanë njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes nga Agjencia amerikane për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Mundësia për pagesa me këste ofrohet, sepse Bullgaria tashmë ka kontrata në kuadrin e programit për shitje luftarake ndërkombëtare të SHBA-së.
Mungesa e ashtuquajturës “histori kredie” ka qenë motivacioni i SHBA-së të kërkojë pagimin e shumës së plotë për tetë avionët F-16 për Forcat Ajrore të Bullgarisë. Vitin e kaluar Bullgaria pagoi 1,1 mlrd. euro për avionët në fjalë, kurse para disa ditësh Forcat Ajrore Amerikane urdhëruan prodhimin e tyre.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..