2 itinerare të reja janë shtuar në ashtuquajturat “korridore të gjelbra” për transit të mallrave në territorin e Bullgarisë, informoi Agjencia Rrugore. Njëri është nga pika e kontrollit kufitar “Ura e Danubit” afër qytetit Ruse, kalon përmes Sofjes dhe arrin deri në PKK “Kulata” në kufirin me Greqinë.
Itinerari i dytë kalon përgjatë autostradës “Trakia” nga Sofja deri në portin e Burgasit. Me anë të tragetit “Druzhba” Evropa lidhet me Kaukazin dhe qytetin Batumi të Gjeorgjisë. Nga porti i Batumit korridori vazhdon drejt Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Harta është publikuar në sektorin “Korridore të gjelbra” të sajteve www.api.bg dhe www.bgtoll.bg.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..