Ekuipazhi prej 135 vetash i fregatës bullgare “Verni” mori vlerësim të lartë për pjesëmarrjen e vet në stërvitjet e përbashkëta të Grupit të Përhershëm të NATO-së (SNMG 2).
Nga 23 mars deri më 12 prill fregata kaloi distancën prej 3120 miljesh. Për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit marinarët kanë respektuar të gjitha ndalesat për zbritje në porte dhe për kontakt me ekuipazhet e tjera të grupit.
Pas kthimit të fregatës “Verni” ajo përkohësisht është dislokuar në qytetin detar Varna. Ekuipazhi po u nënshtrohet kontrolleve mjekësore para kthimit të anijes në bazën e vet të përhershme “Atija” pranë qytetit Burgas.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..